Dita e sotme shënon 111-vjetorin e lindjes së nobelistes shqiptare, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu.

Nënë Tereza lindi në Shkup në 26 gusht 1910, kur vendi ishte i pushtuar nga Perandoria Osmane. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Indi, ku i shërbeu fëmijëve dhe njerëzve në nevojë.

Gjatë jetës dhe pas vdekjes, ajo është vlerësuar me disa çmime të rëndësishme nëpër botë. Në vitin 1962 mori Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay, ndërsa në vitin 1979 Çmimin Nobel për Paqe.

Në 19 tetor 2003, u lumturua dhe u quajt “Tereza e Bekuar e Kalkutës” dhe në 2015-tën, Papa Frençesku e shenjtëroi.

Gonxhe Bojaxhiu u nda nga jeta më 5 shtator të vitit 1997, por bota e kujton për virtytet që përcolli, veprat e bamirësisë, mesazhet universale për kuptimin e jetës dhe marrëdhënieve mes njerëzve.

Në foto galerinë më poshtë, po listojmë 10 nga shprehjet më të njohura  të Nënë Terezës.

FOTO GALERI
16/20
Në 1965, kongregacioni hapi shtëpinë e tij të parë jashtë Indisë në Venezuelë. Shpejt, urdhri përhapte krahët e tij në vende të tjera, duke përfshirë Tanzaninë dhe Austrinë. Në vitin 1997, bamirësia kishte rreth 4.000 motra në 610 fondacione, në 415 qendra në 123 vende.( Ne foto: Nënë Tereza me Mbretëreshën Elizabeth në Nju Delhi, Indi.)

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta