Me Harry Kane që ka vendosur përfundimisht të qëndrojë te Tottenham, klubi i Manchester City-t është vënë në lëvizje për të studiuar alternativa të tjera për sulmin e Guardiolës dhe së fundi në skenë ka dalë emri i Cristiano Ronaldos.

Sipas të përditshmes franceze “L’Equipe”, ylli portugez ka telefonuar patriotët e tij te Manchester City si Bernardo Silva, Ruben Diaz e Joao Cancelo, për t’u kërkuar informacion rreth klubit e mënyrës së punës.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk ndihet mirë në Torino dhe kërkon largimin me çdo kusht këtë verë, por vetëm klube si PSG e Manchester City kanë luksin të paguajnë pagën e tij stratosferike. E me francezët që për momentin po i kënaqen transferimit të Lionel Messit, janë pikërisht drejtuesit e “citizens” ata që po lëvizin për të marrë Ronaldon, duke qenë se edhe marrëdhëniet me menaxherin Jorge Mendes janë shumë të mira.

Portugezi është gati të pranojë një ulje të pagës në këmbim të një kontrate dy vjeçare, por së fundi problem është bërë edhe klubi i Juventusit, që ka vendosur një çmim prej 30 milionë eurosh për kartonin e CR7-ës.

Aktualisht ndërmjetësit dhe menaxheri Mendes po punojnë për të zgjidhur gjithçka me shpejtësi dhe për të konkretizuar marrëveshjen e kalimit të Ronaldos te Manchester City, çka do të ishte një tjetër “bombë” e merkatos së kësaj vere.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA