24/05 15:52
Atletico e Madridit është shumë pranë zyrtarizimit të blerjes së futbollistit brazilian, Matheus Cunha.
Me lirimin e vendin të ekstrakomunitarit, falë huazimit të Nehuen Perez te Granada, drejtuesit e klubit madrilen kanë përshpejtuar bisedimet për vënien e sulmuesit 22-vjeçar nën urdhrat e Simeones.
Në fakt, sipas Fabrizio Romanos, gazetarit të njohur italian, marrëveshja është mbyllur tashmë. Hertha e Berlinit do të përfitojë 30 milionë euro në këmbim të brazilianit. Janë planifikuar edhe ekzaminimet për lojtarin, i cili shumë shpejt do të bëhet zyrtarisht pjesë e “Los Colchoneros”.
Top Channel