Me merkaton që po shkon drejt fundit, Paris Saint Germain është shndërruar në një supermarket, pasi shumë klube janë vënë në lëvizje për të marrë me çmim të ulët lojtarë të spikatur, por që nuk bëjnë pjesë në planet e klubit kryeqytetas.

I tillë është rasti i mbrojtësit të majtë Layvin Kurzawa, i cili kërkohet me ngulm nga anglezët e Crystal Palace, të cilët kanë mangësi në atë pozicion dhe për më tepër, kanë marrë edhe miratimin e trajnerit Patrick Vieira.

Futbollisti që më 4 shtator do të festojë ditëlindjen e 29, e ka nisur karrierën te Monaco dhe prej 6 sezonesh është pjesë e Paris Saint Germain, por nuk shihet si titullar nga Pochettino dhe synon të transferohet në një klub ku të ketë mundësi të luajë rregullisht.

Crystal Palace ka ofruar ta marrë futbollistin në huazim, por Leonardo ka mbajtur qëndrim të prerë, duke theksuar se Kurzawa do të largohet nga “Parc des Princes” vetëm në rast se në arkat e PSG-së do të derdhet shifra prej 11 milionë paundësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA