Në një intervistë për televizionin serb, Happy TV, Aleksandër Vucic ka komentuar nismën “Open Balkan’’, duke e cilësuar një ide të jashtëzakonshme për Ballkanin e një promoter të rritjes ekonomike.
Në komentet e tij sakaq, kreu i shtetit serb ka shpotitur ata që nuk e mbështesin një iniciativë të tillë, pjesë e së cilës janë bërë deri tani vetëm tre shtete: Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. ‘’Ballkani i Hapur është një ide fantastike, njerëzit kanë një shekull e gjysmë që e ëndërrojnë.
Disa madje kanë vuajtur për shkak të saj. Ne nuk duhet t’i shërbejmë askujt tjetër, ne duhet të respektojmë fqinjët tanë. Edi Rama dhe unë ndonjëherë qeshim kur mbërrijnë komente se përse ata nuk duan të hyjnë në Ballkanin e hapur.
Amerika ka qenë me këtë projekt që në fillim, dhe i jam mirënjohës. Amerikanët ishin të drejtë, ndërsa europianët kishin rezerva se nuk ishin ata vetë në timon. ne mund të jemi makineri e rritjes ekonomike në BE. Ballkani do të ketë përsëri ritmin më të lartë të rritjes vitin e ardhshëm”, ka thënë presidenti serb.
Vuçiç përmendi dhe Kurtin, duke thënë se është e parehatshme të flasësh me të, duke qenë se ai vetë nuk dëshiron asnjë bashkëbisedim, ashtu sic nuk pati edhe me Haradinajn.
Top Channel