Shembet ndërtesa në Itali, vdes fëmija shqiptar 4 vjeç. Nëna në gjendje kritike për jetën

24/08/2021 17:16

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Strada del Bramafame, në Torino të Italisë, ku pati shpërthim nga rrjedhja e gazit dhe për pasojë u shemb ndërtesa.

Mediat italiane bëjnë me dije se djali 4 vjeç, i identifikuar si Aron, ka ndërruar jetë. Ndërsa nëna 34 vjeçe u nxor nga rrënojat dhe u dërgua në urgjencë së bashku me një 22-vjeçar me origjinë rumune. Të dy janë në gjendje kritike, ndërsa edhe një tjetër person ka mbetur i plagosur.

Babai shqiptar, 40 vjeç nuk ishte në shtëpi, por shkoi në urgjencë në gjendje shoku për shkak të ngjarjes së rëndë. I riu 22-vjeçar që jetonte në një tjetër apartament ka pësuar djegie në 50% të trupit. Sot ishte ditëlindja e tij dhe po nisej për në punë kur ndodhi shpërthimi. I plagosuri i tretë është një djalë tjetër 22-vjeçar me origjinë siciliane, i cili pësoi një thyerje në legen dhe dëmtim në kokë.

Zhurma e shpërthimit të gazit u dëgjua deri në  rrethin Madonna di Campagna. Shpërthimi i shkaktuar nga rrjedhja e gazit ndodhi në një ndërtesë dy katëshe me 6 apartamente, ku jetojnë kryesisht familje me origjinë shqiptare dhe rumune.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA