24/11 18:00
Një yll i” TikTok-ut” nga Turqia vdiq tragjikisht, ndërsa përpiqej që të bënte një video. Ajo ra nga një lartësi prej rreth 50 metrash dhe ndërroi jetë në vend.
Kubra Dogan, 23 vjeç, ishte për vizitë në shtëpinë e kushërirës së saj në Stamboll, kur vendosi që sëbashku me kushërirën të ngjitej në çatinë e shtëpisë.
Kumbra dhe Ellen bënë shumë fotografi dhe video para se TikTokerja të kërkonte vendin e duhur për të bërë një video në sfondin e perëndimit të mrekullueshëm të diellit.
Kushërira e saj ishte duke xhiruar videon kur 23-vjeçarja ra. Policia dhe stafi infermieror shkuan në vendngjarje, por ishte shumë vonë për të renë që kishte humbur jetën pas rënies tragjike.
Top Channel