Avioni i Ukrainës për evakuimet afgane merret peng në Kabul, thotë zv. ministri (fotot)

24/08/2021 16:27

Avioni i dërguar nga Ukrainia për evakuimet e qytetarëve të saj është marrë peng nga sulmues të panjohur në aeroportin e Kabul, tha mëngjesin e sotëm zv. ministri i jashtëm i vendit Yevgeny Yenin.

Komentet e tij u mohuan më vonë nga qeveria, por të tjera raportime thonin se avioni ukrainas kishte marrë një ngarkesë tjetër pasagjerësh dhe mes kaosit në mbizotëron në Kabul, ishte nisur në një fluturim drejt Iranit.

Yenin tha: “Avioni ynë është vjedhur. Ata na e morën dhe e nisën drejt Iranit me një ngarkesë të panjohur pasagjerësh në bord, në vend që të merrte ukrainasit.”

Zv. ministri nuk detajoi më tej për autorët apo motivet por Kievi ka bërë tre tentativa evakuimi dhe ka evakuar deri tani 80 afganë e rreth 200 ukrainas.

Më vonë një zëdhënës i qeverisë mohoi pretendimet e vartësit duke thënë për rrjetin vendas Hromadske, se Yenin vetëm po përshkruante vështirësitë me të cilat përballen zyrtarët e evakuimeve nga Kabuli.

Një zyrtar iranian gjithashtu mohonte pretendimet duke thënë se avioni ukrainas është ulur në Mashhad të Iranit për t’u furnizuar me karburant, para se të vazhdojë për në Kiev.

Të dhënat e radarëve Flightradar tregojnë se avioni në fakt ka fluturuar nga Mashhad drejt Kiev në Ukrainë te marten, shkruan The Guardian.

FOTO GALERI
1/5
Ministri i jashtëm Yevgeny Yenin tha se avioni i dërguar nga Ukrainia për evakuimet e qytetarëve të saj është marrë peng

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA