Pagesa prej 400,000 dollarë u refuzua pasi 49-vjecari vdiq tetë ditë pas skadimit të klauzolës së kontratës.
E veja e një arkitekti 49-vjeçar që papritur vrau veten, i bën apel kompanisë së sigurimeve të trajtojë familjen e saj me “drejtësi e simpati” pasi në kontratë përdorte një klauzolë të shkruar me gërma të vogla për të vendosur afatin kohor e mohuar shpërblimin.
Sikur vdekja e burrit të kishte ndodhur tetë ditë më vonë, shpërblimi do të paguhej i plotë, thanë zyrtarët.
Billie Lee-Smith, e cila ka dy vajza 10 e 16 vjeç, tashmë detyrohet të shesë atë që kishte qenë shtëpia e ëndërrave e saj dhe bashkëshortit Tony. Ata shin të siguruar me kompaninë Aegon, e cila detyrohej të shlyente kredinë, nëse ndonjërit prej tyre u ndodhte ndonjë fatkeqësi.
Avokati i familjes e përshkruante qëndrimin e Aegon “shumë të ashpër”, që e shton më shumë peshën e humbjes së të dashurit.
Kreu ekzekutiv i Aegon, Mike Holliday-Williams tha në një deklaratë se kompania ka shumë simpati për fatkeqëesinë e Lee-Smith, por do të ishte e padrejtë për klientë të tjerë nëse paguhej klienti.
Kompania refuzonte pagesat sipas klauzolës së saj të posaçme për vetëvrasjen. Në sigurimet e jetës, kompania, ashtu si shumica e siguruesve të tjerë, cakton se nuk mund të paguajë nëse i siguruari vret veten brenda 12 muajve të parë të mbulimit.
Bashkëshorti i Lee-Smith kishte vdekur tetë ditë para skadimit të klauzolës.
Siguruesit përdorin kushte të tilla për të parandaluar që njerëzit t’i japin fund jetës së tyre me paramendim për të zgjidhur problemet ekonomike. Zakonisht një vit, konsiderohet kohe e mjaftueshme për të mos bërë të ndodhë diçka e tillë.
Çifti ishin siguruar me Aegon kur blenë shtëpinë e tyre të re në Truro në jug të Anglisë në 2019, por u këshilluan të ndryshonin versionin e sigurimit të jetës pas një rritjeje të kësteve të kredisë. Sikur të kishin qëndruar me mbulimin e mëparshëm, pagesat nuk do të ishin refuzuar.
Lee-Smith thotë se bashkëshorti i saj nuk kishte precedentë të problemeve mendore ose depresionit. Ata kishin të ardhura të mira dhe nuk kishin shqetësime financiare. Edhe sot ajo thotë se nuk e di arsyen që shkaktoi tragjedinë.
“Tani që e mendoj, besoj se ka pësuar një episod mendor të shpejtë, si njëfarë ataku kardiak. Mendoja se shoqëria po bëhet gjithnjë e më e ndërgjegjshme për shendetin mendor, por Aegon duket se shkon kundër kësaj. Është sikur vetëvrasja e tij të kthehet në një krim me të cilën të dënohet familja e tij.
Një zëdhënës i siguruesve tha: “Kemi shumë simpati për situatën e zonjës Lee-Smith, por ne e kemi studiuar çështjen nga çdo këndvështrim deh vendosëm ta refuzojmë sipas kushteve të caktuara për të gjithë klientët”.
Gruaja është këshilluar ta çojë çështjen te avokati britanik i popullit.
Top Channel