Rikthehet me shkëlqim ceremonia e ndërrimit të rojave në pallatin mbretëror britanik, për herë të parë prej 2020 (fotot)

23/08/2021 16:14

Është rikthyer sot ceremonia e famshme e Ndërrimit të Rojave në pallatin mbreteror Buckingham Palace në Londër, për herë të parë që prej mbylljes prej pandemisë së koronavirusit marsin që shkoi, madhe dhe me një sfond muzikor për t’i bërë homazh suksesit të atletëve të vendit në Lojrat Olimpike.

Ceremonia u krye sot nga batalioni i 1-të i Coldstream Guards, të shoqëruar nga banda muzikore, por mbretëresha ende nuk është kthyer në pallat pasi ndodhet në shtëpinë e saj të pushimit Balmoral, në Skoci.

Eventi i famshëm turistik kryhet teksa Rojat e Mbretëreshës i dorëzojnë përgjegjësinë e mbrojtjes së pallatit Buckingham Palace rojeve të reja, me xhaketa të kuqe dhe kapele me lëkurë ariu, duke bërë paradën popullore në qendër të Londrës.

Spektakli shumëngjyrës ushtarak është një traditë e vjetër e rezidencës së mbretëreshës. Ai ishte ndaluar 18 muaj më parë për të ndaluar grumbullimin e turmave të mëdha të turistëve dhe rezikun e perhapjes se infektimeve.

Tashmë ceremonitë do të vijojnë të kryhen sipas programit të zakonshëm në Buckingham Palace, në pallatin mbretëror St James dhe në kështjellën Tower of London, të hënave, të mërkurave, të premteve e të dielave.

Majori i garnzonit Andrew Stokes tha për rikthimin: “Kishim kohë që e prisnim”.

“Duhet të kujtojmë që prej 18 muajsh nuk bënim ndërrimin ceremonial të rojave, prandaj u desh një punë e madhe përgatitore për të rifituar standardet”.

Anëtarë të shumtë të publikut ishin grumbulluar për të ndjekur sot ceremoninë prestigjoze me kapelet e zeza leshtore dhe uniformat e kuqe.

Ndërsa gjatë kohës së pandemisë ishte kryer vetëm ndërrim rutinë i rojeve në kuaj, dhe marrje e pozicioneve pa procedurë formale.

FOTO GALERI
13/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA