Premier League raportoi se 16 lojtarë dhe anëtarë të stafeve teknike të klubeve angleze rezultuan pozitivë me Koronavirus javën e kaluar. Në dy raunde, Premier League kreu 3060 teste midis 16 dhe 22 gushtit, teksa 12 raste pozitive u regjistruan në raundin e parë dhe katër të tjerë në të dytin.
Shifrat, shkruan BBC, shënuan rritje të mëtejshme pas nëntë rasteve pozitive në javën e parë dhe 11 në javën që përfundoi me 15 gusht.
Premier League do t’i përbahet rregullit tw testimit dyjavor. Numri i individëve të testuar në secilin klub u rrit nga 85 në 100.
Sulmuesi i Chelsea-t, Christian Pulisic, humbi ndeshjen e së dielës kundër Arsenalit pasi u testua pozitiv me COVID-19, ashtu si dhe mbrojtësi i Gunners, Ben White.
Top Channel