Pamje spektakolare ka dhuruar fenomeni “Hëna Blu” në të gjithë botën, përfshirë edhe vendin tonë.
Mbi qiellin shqiptar një natë më parë u shfaq një hënë e përgjakur dhe e plotë, ndërsa qytetarët shfrytëzuan pamjen për të realizuar foto.
Kjo është një ngjarje e pazakontë, por jo e rrallë pasi përsëritet afërsisht çdo dy vite e gjysmë.
Edhe pse quhet “Hëna Blu”, ajo nuk ndryshon ngjyrë por nuk është si hëna e çdo mbrëmjeje pasi ka një ndriçim dhe nuancë ndryshe.
Hëna ndriçoi qiellin në shoqërinë e dy planetëve gjigantë, Jupiterit dhe Saturnit.
Nëse kushtet atmosferike do të jenë të mira, hëna së bashku me dy planetet do të shihen me sy të lirë.
Kjo është hëna e tretë e plotë e kësaj vere, e cila na ka dhuruar dy hëna ta plota më 24 qershor dhe 24 korrik, ndërkohë që hëna e plotë e katërt pritet të shihet më 21 shtator.
Top Channel