‘Ena’/ Thirrje për mbyllje të skulpturës së New York pas vetëvrasjes së katërt brenda vitit (fotot)

23/08/2021 20:53

Një park rezidencial në Manhattan, New York, përballet me thirrje për mbylljen e veprës së tij kryesore skulturore ‘Vessel’ (Ena), pasi personi i katërt brenda vitit është vetëvrarë duke u hedhur nga struktura rreth 50 metra e lartë.

Një djalë 14-vjeçar ishte viktima e fundit një javë më parë, disa muaj pas dy vetëvrasjeve në janar, kur dhe u morën një seri masash për të evituar rreziqe të tilla.

Kur ‘Vessel’ u hap në vitin 2019, një prej kritikëve të strukturës me motive në formë hojesh blete, e krahasonte atë me një “sufllaqe gjigante”, ndërsa vendasit e quanin “Shkallët drejt kurrkundit”.

Pranimi brenda saj ishte falas por pas vetëvrasjes së tretë hyrja u bë me pagesë prej $10, çka shoqërohej me rregullin që vizitorët të mos ngjiteshin në të vetëm.

“Por kjo e përkeqësoi tmerrin, sepse djali që u vetëvra së fundmi, e bëri këtë para familjes së tij,” shkruante rrjeti Curbed, duke bërë thirrje për çmontimin e strukturës, që është bërë e famshme vetëm si “vend vdekjeje”, sipas tyre.

Vetëvrasja a parë ndodhi vitin që kaloi, ndërsa vendi u mbyll në janar pas 2 vetëvrasjeve, për t’u rihapur sërish në maj.

Një zëdhënës i parkut Hudson Yards tha se po kryhen hetime.

“Ne jemi zemërthyer nga kjo tragjedi dhe mendimet tona janë me familjarët e të riut që humbi jetën”.

FOTO GALERI
1/4
Një park rezidencial në Manhattan, New York, përballet me thirrje për mbylljen e veprës së tij kryesore skulturore ‘Vessel’ (Ena)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA