Ti Raporton/ Banori ankohet për situatën në fshatin Frrakull e Vogël: Prej një jave e gjysme, nuk kujtohet njeri të heqë plehrat

22/08/2021 20:33

Një banor i fshatit Frrakull e Vogël, Fier ka ngritur shqetësimin në rubrikën “Ti raporto” në Top Channel për situatën e plehrave që nuk pastrohen.

Banori thotë se prej një jave e gjysme nuk kanë parë asnjë makinë që të vijë për pastrim dhe për pasojë, plehrat janë hapur nëpër rrugë. Sipas tij, shteti nuk ka vënë dorë farë dhe askush nuk kujdeset për pastrimin e koshave të plehrave në fshatin ku banon.

“Ka një javë e gjysmë dhe shteti nuk kujtohet të vijë e të heqë plehrat. Nuk janë vetëm këto, por edhe të tjera dhe shteti thuajse nuk ka vënë dorë fare. Janë hapur plehrat nëpër rrugë dhe nuk ka vënë njeri dorë. Dhe një makinë që vinte për të pastruar koshat nuk vjen më”, tha banori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA