Liverpool bind edhe në ndeshjen e dytë të kampionatit, pasi triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Burnleyt në “Anfield Road”, teksa këtë herë ishin Diogo Jota e Sadio Mane autorēt e golave me vlerë tre pikëshe.
Sfida nisi e qetë në “Anfield Road”, me Liverpoolin që kishte kontrollin e lojës, por shkëndijën e parë e dhanë miqtë me anë të Barnes, që testoi gatishmërinë e Alisson me një gjuajtje nga brenda zonës në minutën e 18’.
Menjëherë pas këtij aksioni, Liverpool gjen edhe golin e avantazhit, teksa pas një daljeje të shpejtë, greku Tsimikas krosoi saktë në zonë për Diogo Jotën, i cili kërceu me kokë dhe dërgoi topin në rrjetën e portës së Pope.
Në minutën e 27’, një tjetër aksion i bukur i “the reds”, përfundoi me një gol spektakolar të Mohamed Salah, megjithatë festa përfundoi shpejt, pasi VAR-i sinjalizoi për një pozicion jashtë loje të sulmuesit egjiptian.
Reagimi i Burnleyt ishte i vakët, por në minutën e 45-të, miqtë patën rastin më të mirë për të barazuar, teksa pas një daljeje të gabuar të portierit Alisson, ishte mbrojtësi Tarkowski që gjuajti me kokë, por topi përfundoi jashtë kuadratit.
Pjesa e dytë pa sërish vendasit dominues dhe në minutën e 69′ Sadio Mane mbylli llogaritë e ndeshjes duke shënuar edhe golin e dytë, pas një asisti perfekt të Alexander-Arnold.
Mjaft i rëndësishëm për “the reds” duket se ka rezultuar rikthimi i Virgil Van Dijk, që ka bërë prapavijēn e Liverpoolit sërish solide, pasi nuk ka pësuar asnjë gol në dy ndeshjet e para.
Top Channel