
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Vlorë-Babicë.
Një 25-vjeçar, ende i paidentifikuar nga policia, është gjetur pa shenja jete brenda automjetit të tij.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se i riu drejtonte një makinë tip ‘Fiat punto’ me targa TR 3437 R, që ishte në pronësi të një femre.
Sipas policisë i riu ka marrë tre plumba në kokë dhe ishte i ulur në anën e shoferit.
Këto janë detajet e para të mësuari deri më tani ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 21.08.2021, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, në rrethanave ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete brenda në automjet, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 25 vjeç, dyshohet se ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel