Fushata për zgjedhjet lokale në Kosovë zgjat 30 ditë. Ekspertët dhe shoqatat e pacientëve në vend apelojnë për një kohëzgjatje më të shkurtër të fushatës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, për shkak të numrit të lartë të infektimeve
Nënkryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë, Xhemajl Selmani tha për KosovaPress se kësaj radhe duhej bërë përjashtim dhe të mos ketë fare tubime me prani fizike.
“E ka treguar edhe fushata e kaluara që menjëherë pas zgjedhjeve janë rritur numrat. Mendoj që jo vetëm të shkurtohet fushata, por edhe të mos mblidhen njerëzit nëpër tubime të partive politike. Megjithatë, pjesa militante e partive politike është vështirë të ndalohet nëpër tubime, por të paktën t’ju përshtaten rregullave, distancimit nga njëri-tjetri, mbajtjes së maskave, mbajtjes higjienës, ato që preferohen nga ekspertët dhe të mos ketë numër të madh të të mbledhurve nëpër ato tubime. Është vështirë që të ndalen dhe të kontrollohen, por me deshtë politikanët e bëjnë”.
“…. ne do të kemi shifra marramendëse të numri të infektuarve dhe nuk do ta përballojnë kapacitet spitalore dhe vdekjet do të jenë të pashmangshme. 03:40 Çdo veprim, organizim që është në kundërshtim me ato masa është i kundërligjshëm duke përfshirë edhe fushatën zgjedhore. Ne gjithmonë qëndrojmë mbrapa asaj që nuk duhet të rrezikohet shëndeti publik pa marrë parasysh çfarë organizmi kemi, edhe fushatë zgjedhore. Padyshim që do t’i bëjmë kërkesë që të reduktohet në maksimum fushata dhe të mos ketë rrezikim të shëndetit publik”
Megjithatë, kërkesa për të shkurtuar periudhën e fushatës duket se nuk ka një bazë ligjore.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi deklaron se mbetet në dorën e institucioneve shëndetësore që të bëjnë rekomandimet se si duhet të zhvillohet fushata në mënyrë që të mos rrezikojë shëndetin publik.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar datat për mbajtjen e fushatës zgjedhore, pra të tubimeve të subjekteve politike dhe kjo fushatë fillon me datën 16 shtator deri më datë 15 tetor. ….Në këtë drejtim KQZ kur ka përcaktuar datat e mbajtjes së fushatës zgjedhore është mbështetur në ligj dhe nuk ka ndonjë mundësi që të shkurtohen nga KQZ”.
Javën e fundit në Kosovë janë rritur rastet ditore me COVID-19 ndërsa prej të premtes kanë hyrë në fuqi masat e reja.
Top Channel