Emerson Palmeiri i jep lamtumirën Chelsea-t pas tre sezonesh në Londër, ku ia doli të fitojë edhe Ligën e Kampionëve në edicionin e fundit. Mbrojtësi italo-brazilian transferohet te Lyoni në huazim me të drejtë blerjeje, ndërsa lajmin e dha vetë klubi francez.
Ditën e djeshme Emerson firmosi zgjatjen e kontratës me Chelsea-n deri në verën e 2023-shit dhe pranoi se e kishte bërë këtë për t’u transferuar në huazim, teksa vetëm 24 orë më vonë erdhi zyrtarizimi në klubin francez.
Emerson iu bashkua Chelsea-t në verën e 2018-ës, i kërkuar me ngulm nga Antyonio Conte, por së fundi kishte humbur vendin në formacion dhe shihej si zgjidhje e tretë pas Ben Chilëell dhe Marcos Alonsos.
Gjithsesi pas një Europiani ku u shpall edhe kampion me Italinë, futbollisti pati deklaruar hapur se dëshiron të transferohet në një klub ku të mund të luajë rregullisht, pasi ishte lodhur nga qëndrimi në pankinë e tribunë.
Top Channel