Nga Brexit dhe mungesa e emigracionit, Britania nuk ka gjela deti mjaftueshëm për Krishtlindje (fotot)

20/08/2021 19:28

Industria po nxit qeverinë të zbusë rregullat e emigracionit për humbjes së një të gjashtës së punonjësve pas daljes së vendit nga BE.

Prodhuesit e mishit të pulës në Britani kanë paralajmëruar mungesa të theksuara stafi çka mund të sjellë shkurtim të prodhimit të gjelave të detit deri në periudhën e Krishtlindjeve.

Mbyllja e pjesshme kësaj jave e restoranteve të njohura për mishin e pulës si ‘Nando’s’, si reduktimi i menusë në restorantet KFC, la evidentuar krizën e tregut të punës, që është përkeqësuar dhe nga pandemia e Covid, shkruan The Guardian.

Kreu i shoqatës së industrisë Richard Griffiths, tha se grupi i ka shkruar ministres së brendshme Priti Patel, për të kërkuar relaksim të ligjeve të emigracionit por ende nuk ka marrë përgjigje.

Ky sektor në Britani punëson rreth 40,000 njerëz, por 7,000 vende pune kanë mbetur bosh, shkruan grupi. Kjo bën që disa prodhues të reduktojnë opsionet e produkteve të tyre si dhe prodhimin javor deri në 10%. Prandaj dhe furnizmi me pula e gjela deti llogaritet se deri në periudhën e Krishtlindjeve, do të bjerë me 20%, nëse kompanitë nuk do të mund të punësojmë stafin e mjaftueshëm sezonal.

Paul Kelly, i kompanisë KellyBronze, që prodhon gjela deti të rritur në kushte natyrale, tha se mangësitë do të jenë të ndjeshme nëse nuk sigurohen 1,500 deri në 2,000 punonjësit shtesë për rrjepjen, paketimin dhe dërgesat e mishti të tyre deri në dhjetor.

FOTO GALERI
1/3
Prodhuesit e mishit të pulës në Britani kanë paralajmëruar mungesa të theksuara stafi

Top Channel