Mijëra afganë në pritje të largimit/ Skena kaotike jashtë aeroportit të Kabulit

20/08/2021 21:51

Aeroporti i Kabulit është kthyer në një vijë ndarëse mes ëndrrës për t’ia mbathur nga Afganistani dhe qëndrimit nën sundimin taleban.

Mijëra njerëz kanë ikur, ndërsa mijëra të tjerë po presin, fëmijë, gra, burra e të moshuar.

Ndërsa fluturimet kanë nisur, talebanët kanë kontrolluar dokumentet  e afganëve apo qytetarëve të tjerë që mbërrijnë, të cilët bëhen gati për tu larguar.

Është shumë e vështirë për t’u larguar nga Afganistani dhe këtë e tregojnë disa prej afganëve të cilët presin plot shprësë për një dritë në fund të tunelit.

 

 

FOTO GALERI
1/4

Top Channel