Imazhet e pabesueshme të kuajve në kërcim, të arinjve polarë e syrit të insektit, fitojnë çmimet Muse të Fotografisë së Natyrës

20/08/2021 17:05

Kuaj në vallëzim, arinj polarë duke u përkëdhelur dhe sy gjigandë insektesh të frikshme, ishin disa nga finalistët e kompeticionit të njohur të fotografive të natyrës MUSE 2021.

Garimi ishte i hapur si për fotografët profesionistë dhe ata amatorë, e përfshinte shumë kategori si ajo bardhë e zi, foto të natyrës, njerëz e arkitekturë.

Pjesëmarrësit nga 50 vende të ndryshme, dorëzuan 1,872 imazhe për vetëm pak prej tyre morën çmime.

Fotografja Camille Briottet foli për foton e saj të kuajve të egër që luftonin në Francë.

“Doja t’i bëja homazh këtyre kuajve të vegjël të mrekullueshëm, në rajonin dhe mjedisin e tyre. Për fat të keq ata janë gjithnjë e më pak, të rritur vetëm nga dashamirës të racës.”

Ndërsa Dorotha Senechal kapi imazhin e adhurueshëm të familjes së arinjve polarë që përkëdheleshin në dëborë.

Nëna sapo kishte dalë me këlyshët e saj nga strofka, duke sfiduar temperaturat prej rreth -50 gradë.

Një tjetër imazh mahnitës është ai i insekteve nga Irina Petrova që tregon detaje të syve të tyre.

Andrea Izzotti gjithashtu korri sukses me foton e tij të fokës lozonjare që mban yll deti në gojë, e cila fitoi çmimin e platinit në kategorinë e natyrës nënujore.

Ajo tha: “Duke u zhytur në ujë në detin Cortez të Meksikës, m’u afrua një luan e vogël deti që më solli një yll e më ftoi të luaja me të”.

FOTO GALERI
11/11
Ari polar ne Arktik, nga Irene Amiet

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA