Gjykata në rajonin turistik të Katalonjës vendosi sot heqjen e shtetrrethimit, në fuqi që nga muaji i kaluar në Barcelonë dhe bashki të tjera për të frenuar një valë të re të COVID-19.
Gjykata e Lartë e Drejtësisë e Katalonjës (TSJC) konsideroi se zgjatja e kërkuar e shtetrrethimit, që skadon sot në mbrëmje “nuk ishte aq e justifikuar nga shkaqet shëndetësore, sa nga arsyet e sigurisë ose rendit publik”, prandaj vendosi ta mbante atë vetëm në 19 komuna, në vend të 148 të kërkuara nga ekzekutivi rajonal.
“Megjithatë, ndalimi i takimeve private të më shumë se 10 personave mbetet në fuqi në të gjithë territorin e Katalonjës”, tha TSJC. Qeveria katalanase njoftoi në një deklaratë se po merrte parasysh masa alternative.
Top Channel