Ndonëse transferimi te Interi dështoi, mbrojtësi spanjoll Hector Bellerin duket i bindur të largohet nga Arsenali këtë verë, pasi marrëdhëniet me trajnerin Mikel Arteta nuk janë të mira dhe në ndeshjen e parë ndaj Brentford ngrohu stolin për 90 minuta.

Së fundi për mbrojtësin ka shfaqur interes Atletico e Madridit, që ka hedhur idenë e një shkëmbimi kokë më komë me anglezin Kieran Trippier, i cili gjithashtu duket i lodhur nga kryeqyteti spanjoll dhe dëshiron një rikthim në Angli.

Mediat angleze raportojnë se dy klubet kanë rënë parimisht dakord për shkëmbimin, por fjalën e fundit mbetet ta thotë vetë Trippier, i cili i ka dhënë fjalën klubit të Manchester United dhe duket se ka rezerva për një transferim te Arsenali.

Për më tepër 31-vjeçari anglez ka veshur për 4 sezone fanellën e Tottenhamit, në periudhën 2015-2019 dhe kjo e bën akoma më të vështirë që t’u bashkohet “topçinjve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA