Ishte një periudhë kur emri i Pierre Emerick Aubamyenag përmendej në çdo lajm që lidhej me merkaton, mirëpo në këtë sesion veror të shit-blerjes së futbollistëve emri i gabonezit nuk ka dalë shumë mbi sipërfaqe, edhe për shkak të sezonit të fundit ku sulmuesi nuk impresionoi me paraqitjet e tij, por edhe për faktin se vetë lojtari i ka mbyllur dyert çdo transferimi për të qëndruar tek Arsenali.

Në shtator të 2020-ës, ai nënshkroi zgjatjen e kontratës me “Topiçnjtë”, duke u shndërruar në lojtarin më të paguar të skuadrës me pagë vjetore që kapte shifrën e 15 milionë eurove. 32-vjeçari nuk ka dashur të dëgjojë për oferta dhe ia ka shprehur edhe drejtuesve të klubit ambicien për ta respektuar kontratën deri në fund, d.m.th. deri në vitin 2023.

Në 2018-ën Arsenali pagoi 65 milionë euro për të marrë nga Borusia e Dortmundit dhe me fanellën bardhekuqe ka shënuar 85 gola në 143 ndeshje, megjithatë sezonin e shkuar, menjëherë pasi nënshkroi rinovimin e kontratës, nuk u shfaq në kulmin e formës së tij, teksa e mbylli edicionin me vetëm 10 gola në Premier League, ndërkohë që një sezon më herët, në 2019-2020 shënoi 22 gola në kampionat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA