Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Afganistan, ku luftëtarët talebanë kanë qëlluar për vdekje një grua pasi nuk kishte vendosur burkan – e kjo ndodhi në po të njëjtën ditë kur ky grup u zotua se do të respektojnë të drejtat e grave.
Në mediat e huaja janë shpërndarë pamjet tronditëse të gruas, trupi i pajetë i së cilës është i shtrirë në trotuar dhe i mbuluar në gjak!
Ngjarja ka ndodhur në provincën Tahkaar, ndërsa viktima ishte e rrethuar nga të afërmit që vajtonin për ty, pasi u qëllua nga talebanët më arsyetimin se nuk kishte mbuluar kokën në publik.
E gjithë kjo ngjarje e rëndë është regjistruar pasi talebanët morën pushtetin e Afganistanit, menjëherë pas tërheqjes së trupave amerikane nga ky vend.
Zabinullah Mujahid, zëdhënësi i talebave u zotua në një konferencë për media se do të respektoheshin të drejtat e grave, gjithmonë duke u bazuar në ligjin e Sheriatit.
Talebanët vrasin një grua që nuk kishte vendosur burka, ndodhi në po të njëjtën ditë kur u zotuan për respektim të drejtave të grave
Mujahid tha se do t’i bëjnë thirrje femrave të rikthehen nëpër shkolla dhe vendet e tyre të punës, kurse një lider tjetër i talebanëve pranoi që të intervistohet nga një gazetare.
Top Channel