Tmerri në Kabul, pamjet e rënda: Gratë hedhin fëmijët mbi telat me gjemba!

19/08/2021 13:18

“Ishte e tmerrshme, gratë hidhnin fëmijët e tyre mbi telat me gjemba dhe i luteshin ushtarëve t`i merrnin. Disa prej të miturve mbetën të varur aty”, është rrëfimi dramatik për Skynews i një zyrtari afgan, që përpiqet të tregojë se c`deri në çfarë pike ka mbërritur dëshpërimi në portat e aeroportit të Kabulit.

Situata në Afganistan është e vështirë të vlerësohet, tha shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell, i cili i mëshoi idesë që përparësi të ketë evakuimi i punonjësve lokalë qe kanë punuar për vendet perëndimore. Në misionet e BE-së në Afganistan ishin punësuar rreth 400 vetë dhe është e vështirë t’i çosh të gjithë në aeroport, u shpreh ai.

Spanja ofroi t’i strehojë ata, Italia do të organizojë fluturimet dhe Franca do të kujdeset për sigurinë e tyre. Për të gjitha evakuimet e mëtejshme të mijëra kontigjenteve të NATO-s, OJQ-ve, mediave dhe organizatave të tjera perëndimore u tha se mbajnë përgjegjësi vendet përkatëse.

Në vende të ndryshme të BE-së megjithatë, ka frikë nga refugjatët afganë. Presidenti francez Emmanuel Macron e tha hapur në fjalimin e tij televiziv të hënën në mbrëmje se: “Ne duhet të mbrohemi nga flukset e parregullta të migrimit.” Italia, Spanja, Qiproja, Malta dhe Greqia kanë bërë thirrje për një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të Brendshëm të bllokut për këtë çështje.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel