Rritet numri i viktimave dhe rasteve të reja në Kosovë/ 8 humbje jete për shkak të Covid 19 gjatë 24 orëve të fundit

19/08/2021 18:43

8 persona kanë humbur jetën për shkak të Covid 19, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Viktimat janë nga Komuna e Prishtinës, Vitisë, Istogut, Prizrenit, Zubin Potokut, Pejës, Dragashit dhe Mitrovicës.
2.236 persona janë konfirmuar pozitiv nga 11.373 testime të kryera gjithsej.

Prishtina regjistron numrin më të lartë të të prekurve, konkretisht 285 qytetarë.

Ndërkohë janë shëruar 138 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 106.546.
Aktualisht numërohen 14.249 raste aktive në vend.

Ndërkohë nesër, në vend hyjnë në fuqi masat e reja anti Covid. Nga data 20 gusht do të mbyllen klubet e natës, do të ndalohen ahengjet për fejesat, dasma etj. Nga momenti i publikimit të këtij vendimi në gazetën zyrtare do të shkurtohet orari i gastronomisë. Nuk do të lejohet që asnjë person të futet në ambientet e mbyllura apo në transportin publik pa maskë, edhe pse kjo ka qenë nga masat paraprake. Të gjithë qytetarët që vijnë nga vendet e cilësuara me rrezikshmëri të lartë, duke përfshirë edhe qytetarët tanë, ku do t’iu kërkohet certifikata e vaksinimit ose testi negativ.

Top Channel