Në Kosovë hyjnë nesër në fuqi masa të reja anti Covid.

Qeveria ndaloi dasmat dhe festat me shumë pjesëmarrës, mbyll klubet e natës si dhe ka vendosur një seri kufizimesh pas rritjes së menjëhershme të infektimeve. megjithatë masat nuk i shmangin kritikat për menaxhimin.

Me masat e reja po ashtu ndalohet hyrja në mjetet të transportit publik pa maskë. Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë, duke shfrytëzuar kapacitetin e plotë të ulëseve, me kusht që personeli dhe udhëtarët të mbajnë maskën gjatë tërë kohës.Në taksi lejohen të udhëtojnë deri në dy udhëtarë.

Teatrot, bibliotekat, orkestrat, galeritë, ansamblet, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe apo institucionet tjera të ngjashme do punojnë me 50% të hapësirës.
Policia e Kosovës vazhdon të vendosë gjoba për shkeljen e rregullave antikovid në fuqi. vetëm në 24 orët e fundit ka dhënë mbi 509 dënime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA