Irani merr 1.1 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 nga Kina

19/08/2021 11:39

Irani i cili po has vështirësi në sigurimin e vaksinave kundër koronavirusit të ri (COVID-19) njoftoi se 1.1 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 të cilat i porositi nga Kina u sollën në vend.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare iraniane IRNA, kreu i Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane, Kerim Himmeti lidhur me vaksinat kundër COVID-19 të porositura nga Kina tha se “Dërgesa që përmban 1.1 milionë dozat e vaksinës së importuar nga Gjysmëhëna e Kuqe sot iu dorëzuan Ministrisë së Shëndetësisë në aeroportin Imam Khomeini”.

Himmeti gjithashtu deklaroi se deri më tani janë importuar 17 milionë e 60 mijë doza të vaksinës nga Gjysmëhëna e Kuqe.

Në Iran, ku procesi i vaksinimit kundër COVID-19 është i ngadalshëm, ekzistojnë probleme në furnizimin me vaksina për shkak të sanksioneve të vendosura gjatë periudhës së ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe ndalimit të udhëheqësit iranian, Ayatollah Ali Khamenei për importin e vaksinave me origjinë amerikane dhe britanike.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se në Iran ku jetojnë rreth 83 milionë banorë deri më tani janë aplikuar 21.112.564 doza të vaksinës.

Udhëheqësi iranian, Khamenei, i cili më parë ndaloi hyrjen e vaksinave amerikane dhe britanike në vend, më 11 gusht tha se “Vaksinat e importuara ose të prodhuara në vend, me përpjekje të mëdha dhe në çdo mënyrë të mundshme duhet të sigurohen dhe të vihen në dispozicion për popullin”./AA/

Top Channel