“Hajt pajtohemi”/ Turqia ul tonet me rivalin e madh, Arabinë Saudite!

19/08/2021 15:03

Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe duket se janë të gatshme t`i japin fund rivalitetit të tyre të gjatë në rajon.

Pas takimit të përshkruar si historik me një zyrtar të lartë të vendit deri më tani kundërshtar, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan foli për një përparim të qenësishëm në përmirësimin e raporteve që mund të rezultojë me investime të mëdha në Turqi.

Në periudhën e fundit, Ankaraja thotë REL, ka ndërmarrë veprime për të lehtësuar tensionet me disa fuqi arabe mbi konfliktin në Libi, mosmarrëveshjet e brendshme të Gjirit dhe pretendimet ndaj ujërave të Mesdheut Lindor.

Erdogani i zhvilloi në kryeqytetin turk bisedimet me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Emirateve të Bashkuara Arabe, Shejh Tahnoun bin Zayed Al Nahyan. “Ne diskutuam për investimet dhe fushat ku mund të ndodhin ato”, tha ai. Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë pasur rivalitet kryesisht për të ushtruar ndikimin në rajon. Këta vende mbështetën palë të ndryshme në konfliktin e Libisë.

 

Top Channel