Ekonomia shqiptare e mbytur nga euro/ Ekspertët: Korrupsioni, dhe ekonomia e zezë jashtë shkaku kryesor

19/08/2021 19:31

Me gjithë masat e Bankës së Shqipërisë për të rritur përdorimin e monedhës vendase, sërish përdorimi i euros në ekonomi mbetet në nivele mjaft të larta.

Në raportin për deeuroizimin, banka qendrore konstaton se në pjesën e parë të vitit përdorimi i valutës nga sektori bankar ka shënuar ndryshime të lehta.

Eksperti për ekonominë Arbi Agalliu shpjegon se përdorimi i lartë i valutës në vend, lidhet kryesisht me prurjet nga ekonomia e zezë dhe pa formalizim të saj, masat nuk mund të japin efektet e pritshme.

Por, ajo që ngre pikëpyetje të mëdha janë është fakti se rreth 90% e shqiptarëve thuajse i kanë të ardhurat në lekë, shtrohet pyetja pse në euro? Kjo të bën të besosh që në ekonominë shqiptare qarkullim të asaj që është ekonomia e zezë. Ndërtimi dhe sektorë të tjerë si koncesionarët e automjeteve janë në euro, çdo transaksion i rëndësishëm në realitetin shqiptar bëhet në euro. Në momentin kur ekonomia është e formalizuar, atëherë kreditimi, depozitat, aktiviteti ekonomik i vendit do të bëhet në valuta sipas kontributit të gjithsecilit që ka në ekonomi“.

Sipas Agalliut banka qendrore dhe autoritetet duhet të marrin masa për nxitur përdorimin e lekut, veçanërisht në sektorë që dominojnë lëvizjen e kapitalit në Shqipëri:

Banka qendrore patjetër që duhet të bëjë presionin e vet duke detyruar në një farë mënyrë bankat tregtare të ofrojnë kredi në valutën që njerëzit marrin të ardhura. Por, duhet që autoritetet përkatëse si Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave, Prokuroria dhe institucione të tjera të gjurmojnë paranë pasi vihet re që sasia e euros që qarkullon nuk justifikohet nga puna e qytetarëve shqiptarë. Ka disa gjëra që banka qendrore nuk ndërhyn dot. Përmes vendosjes së normës bazë të interesit mban në ekuilibër ofertën monetare në treg dhe nuk ndërhyn dot në atë që ne e quajmë ekonomia informale. Këtë e bën qeveria përmes politikave fiskale dhe përmes instancave që luftojnë korrupsionin dhe paratë e pista. Ndërtimi dhe sektorë të tjerë si koncesionarët e automjeteve janë në euro, çdo transaksion i rëndësishëm në realitetin shqiptar bëhet në euro“.

Në 6-mujorin e parë të vitit treguesi i kredive në valutë ndaj totalit të kredive ka rënë nën 50% për herë të parë duke shënuar nivelin minimal të viteve të fundit, teksa pesha e depozitave në monedhë të huaj shfaqi pak lëvizje duke u luhatur rreth nivelit 51%. Por, banka qendrore vlerëson nevojën e masave shtesë për nxitjen e përdorimit të lekut në ekonomi.

Top Channel