Crvena Zvezda praktikisht në fazën e grupeve të Europa League-s, skuadra serbe, e drejtuar nga i mirënjohuri Dejan Stankovic, mposhti thellë 4-0 skuadrën rumune Cluj, në takim e parë të fazës play off të zhvilluar në Beograd, e me këtë rezultat duket “mision u pamundur” për rumunët që të përmbysin shifrat në sfidën e kthimit.

Crvena Zvezda shënoi nga dy gola për çdo pjesë lojë, duke u shfaqur ndjeshëm superiore ndaj një kundërshtari që nuk u futt në asnjë moment në lojë. Pavkov dhe Katai shënuan respektivisht në minutat 5’ dhe 38-të të fraksionit hapës, ndërsa në të dytën e gjetën rrjetën El Fardou Ben dhe Ivanic.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA