Biden shtyn afatin e largimit nga Afganistani, nis “furtuna” në Washington!

19/08/2021 11:26

Forcat amerikane do të qëndrojnë në Afganistan derisa të gjithë qytetarët e Shteteve të Bashkuara të largohen nga ai vend, edhe nëse kjo nënkupton qëndrimin edhe pas afatit të fundit të 31 gushtit tha presidenti Joe Biden në një intervistë për rrjetin amerikan ABC News.

“Asnjë amerikan nuk do të lihet prapa”, ishte komenti i kreut të Shtëpisë së Bardhë, që përsëriti angazhimin e tij për të ndihmuar dhe afganët që kanë bashkëpunuar me ushtrinë amerikane gjatë 20 viteve të pranisë së saj në këtë vend. Nga sa pohoi Biden, janë rreth 50 deri në 65 mijë afganë që do të përfitojnë prej mbështetjes amerikane, por ai nuk sqaroi nëse forcat amerikane të sigurisë do të qëndrojnë më gjatë për të ndihmuar edhe evakuimin e vendasve. Mendohet se pas marrjes së kontrollit nga talebanët, në Afganistan kishte rreth 15 mijë amerikanë.

“Ne do të bëjmë gjithë çfarë është e mundur për të nxjerrë prej andej amerikanët dhe aleatët tanë. Ky është objektivi ynë dhe këtu do të përqendrohemi tani. Nëse kanë mbetur qytetarë amerikanë, ne do të qëndrojmë derisa t’i nxjerrim të gjithë”, tha Biden.

Më herët, sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin qe shprehur se ushtria amerikane nuk ka forca dhe fuqi luftarake ajrore në Afganistan për të zgjeruar misionin e saj aktual përtej sigurimit të aeroportit të Kabulit për të grumbulluar amerikanët dhe afganët në rrezik diku tjetër në kryeqytet dhe për t’i shoqëruar ata për t’u evakuuar.

Në Washington ka nisur sakatë gjuetia “e fajita” për situatën kaotike të krijuar në Afganistan. Tre komisione të senatit, ai i punëve te jashtme, inteligjencës dhe forcave të armatosura njoftuan se duan të hedhin dritë mbi gabimet e administrative qoftë atyre republikane, qoftë atyre demokrate ne Afganistan.

Antony Blinken do të thirret për të shpjeguar sesi është e mundur që Departamenti i Shtetit ishte kaq i papërgatitur për këtë që ndodhi, thotë Corriere della Sera, ndërsa shërbimet e inteligjencës të akuzuara për dështim e paaftësi, përgjigjen tani me burime anonime në media sipas të cilave që nga muaji korrik ato përcillnin raporte pesimiste, por Shtëpia e Bardhë nuk ua vuri veshin.

Top Channel