Afganistani nën pushtetin e COVID-it dhe talebanëve, OBSH paralajmëron rritje të infektimeve

19/08/2021 19:24

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka bërë thirrje vendeve të sigurojnë që shërbimet shëndetësore në të gjithë Afganistanin të funksionojnë, pasi paralajmëroi rritjen e rasteve të Covid-19 në të gjithë zonën, sipas BBC.

Drejtori rajonal i organizatës, Dr Ahmed Al-Mandhari  tha se ekipet e OBSH-së në zonat që kishin parë dyndje të mëdha njerëzish që iknin nga përparimi i talebanëve tani po raportojnë raste në rritje të njerëzve me simptoma të ngjashme me Covid-19.

Sipas OBSH -së, ka pasur 152,365 raste të koronavirusit në vend dhe 7,043 vdekje.

Sidoqoftë, Afganistani ka kapacitet të kufizuar testimi dhe raportimi i rasteve në të gjithë vendin është i paqartë. Një sondazh i kryer nga Ministria e Shëndetësisë vitin e kaluar vlerësoi se deri në 10 milionë afganë ose 31.5% e popullsisë  mund të kenë kontaktuar virusin.

Zëdhënësi i OBSH -së Tarik Jasarevic paralajmëroi gjithashtu se kaosi në aeroportin e Kabulit, ku mijëra njerëz po përpiqen të largohen nga talebanët, po ngadalëson shpërndarjen e furnizimeve të rëndësishme mjekësore.

Refugjatët në aeroport po testohen për virusin para se të hipin në fluturimet e evakuimit.

Top Channel