Adoleshentja fluturim rreth botës, 19 vjeçarja do udhëtojë në 52 shtete

19/08/2021 12:14

Pilotja adoleshentja britanike Zara Rutherford u ngrit me avionin e saj të lehtë, për etapën e parë të fluturimit rreth botës.

19-vjecarja kërkon të vendosë rekordin e pilotes me te re që e arrin këtë, duke fluturuar rreth botës mbi 52 shtete dhe pesë kontinente. Në udhëtimin që parashikohet të zgjasë tre muaj, ajo do të fluturojë mbi oqeane, shkretëtira, si dhe mbi tundrën e gjerë siberiane.

Mbajtësja aktuale e rekordit është amerikania Shesta Vaiz, e cila ishte 30 vjeçe kur realizoi sfidën në vitin 2017. Mbajtësi më i ri mashkull i këtij rekordi është një 18 vjeçar. Përgatitjet e Rutherford për misionin përfshinin praktikë të mbijetesës në ujë, dalje emergjence nga avioni dhe mirëmbajtje të mjetit fluturues.

Top Channel