Tiranë/ Mori emigrantë të paligjshëm nga Devolli për t’i kaluar drejt Malit të Zi, arrestohet 19-vjeçari. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori

18/08/2021 09:20

Një i ri është arrestuar nga policia e Tiranës ndërsa bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim.

Ata akuzohen për dhënien ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së.

19-vjeçari i identifikuar me inicialet S.S., është kapur në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Budi” duke tentuar të transportojë 5 emigrantë të paligjshëm kundrejt shpërblimit monetar, nga Devolli drejt qytetit të Tiranës, me qëllim kalimin e tyre drejt Mali të Zi dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian.

“Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë,  pas informacioneve të marra në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan operacion policor të koduar “Korieri”, në kuadër të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

S.S., 19 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe u shpall në kërkim O. C., 25 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA