Talibanët lyejnë hajdutin me zift, e lidhin pas makinës, teksa vendosin rendin me kamzhikë dhe paradë të kriminelëve (fotot)

18/08/2021 15:28

Megjithë prezantimin e frontit të ri ‘të moderuar’ të qeverisë talibane në Afganistan, pamjet e publikuara sot tregonin sesi hajdutët e kapur lyheshin me bojë të zezë dhe shëtiteshin në formë parade në qytet, edhe pse grupi i shpallur terrorist thotë se është reformuar, shkruan tabloidi britanik Daily Mail.

Të tjera raportime thonin se udhëheqësit e rinj po kërkonin derë më derë për kundërshtarët politikë, për t’u dhënë ndëshkimet.

Në pamje shihej gjithashtu një hajdut makinash që kishte fytyrën të lyer me zift nga zyrtarët talibanë, i cili më pas u lidh prapa një kamioni për ta bërë shembull në qytet. Një polic trafiku pranë zhvillimeve, qëndronte i paaftë për të ndërhyrë.

Një grua raportohet se u qëllua për vdekje nga militantët në qytetin verior të Taloqan, sipas një postimi që është shpërndarë gjerësisht për rrjetet sociale vendase.

Në të tjera pamje luftëtarët talibanë shiheshin duke mbajtur rendin me kallashnikovë në krahë jashtë aeroportit të Kabul.

Xhihadistët tashmë e quajnë veten në mediat e tyre ‘Qeveria Taliban 2’ pas konferencës së djeshme ku përpiqeshin të bindnin botën se janë më të moderuar nga talibanët e 20 viteve më parë.

Fotogaleria e meposhtme tregon te tjera momente tensionesh nga dita e sotme …

Top Channel