Një video e realizuar me telefon celular tregoi momentet e fundit përpara tragjedisë së disa personave që ranë nga avioni ushtarak amerikan teksa ngrihej nga aeroporti i Kabulit.
Nuk është e qartë nëse personi që filmoi skenën qëndroi deri në fund me të tjerët që u kapën në rrotat e avionit dhe nuk dihet nëse edhe ai është në mesin e atyre që më pas, do të humbisnin jetën duke rënë nga lartësia.
Pamjet e tregojnë avionin në lëvizje dhe një i ri i ulur në pjesën pranë rrotës në një moment shihet duke buzëqeshur, krejtësisht i pandërgjegjshëm për rrezikun.
Një tjetër video e bërë virale më herët tregonte disa persona të duke rënë nga qindra metra lartësi pak pasi transportuesi amerikan C17 ishte ngritur në ajër.
Top Channel