Rama ndan reportazhin e krijuar për Shqipërinë nga televizioni francez: Vizitoni ‘Tajlandën e Vogël’ në Evropë

18/08/2021 08:34

Kryeministri Edi Rama, e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video të realizuar nga televizioni publik France 2, që fton shikuesit të zbulojnë Shqipërinë, “Tajlandën e Vogël” në Europë, siç e quajnë ata.

Në këtë video shfaqen malet, fushat dhe detet ngjyrë gurkali të Shqipërisë, një diamanti blu në Europë, që përmes këtij reportazhi ftues, asnjë francez nuk do t’i rezistoi.

Në video theksohet fakti se Shqipëria është një vend i vizituar nga shumë turistë, duke shprehur me statistika se në 2019-tën, priti më shumë se 6.5 milionë, dy herë më shumë se 15 vite më parë.

“Shqipëria ndjek rrugën e turizmit prej disa vitesh. Është një vend ballkanik që i ofron turistëve peizazhet e fundit të paeksploruara të Mesdheut e që mbeten ende dhe sot, një destinacion i lirë.”, përfundon videoja.

Me këtë reportazh të veçantë, kryeministri i uron të gjithëve një ditë të mbarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA