Fundoset luftanija amerikane e goditur gjatë manovrave raketore (fotot)

18/08/2021 21:20

Në disa nga manovrat më të mëdha të marinës amerikane në ujërat e Hawaii, dy ditë më parë u fundos frigata jashtë shërbimi USS Ingraham, pas goditjeve të pandalura me disa tipe raketash të ndryshme, nga avionë dhe luftanije të tjera që e përdornin si objektiv.

Mediat ushtarake raportonin se për të shkaktuar rrënojën e çeliktë të radhës në fund të Atlantikut, gjuajtësit F-15 Super Hornet testuan raketat e tyre AGM-154, ndërsa raketa anti-radar NSM u lëshuan nga bateritë bregdetare dhe sistemet e lëvizshme raketore.

Autoritetet ushtarake thanë se u përdorën të paktën dy raketa NSM, njëra nga lëshueset e sjella me avionët transportues C-130 dhe një tjetër e montuar në mjetin detar-amfib LCAC. Ato thanë se raketat kishin goditur sipas planit luftanijen USS Ingraham, pasi kishin fluturuar rreth  100 milje për të arritur objektivin.

FOTO GALERI
1/9
Raketa anti-radar NSM drejt objektivit ne det

Top Channel