E rëndë/ Gruaja shtatzënë e infektuar me covid lind para kohe, futet në intubim

18/08/2021 10:14

Një grua shtatzënë që ishte infektuar me koronavirus, ka sjellë në jetë fëmijën e saj dje. Gjendja e 32-vjeçares nga Zakynthos, sa vinte dhe po rëndohej e për këtë arsye mjekët vendosën ta sjellin në jetë fëmijën e saj me operacion, ndërsa menjëherë pas lindjes urgjente ajo u intubua.

Ajo është shtruar në Spitalin Rajonal të Përgjithshëm Universitar të Patras dhe sipas mediave të huaja ajo lindi një djalë, i cili do të mbahet në inkubator, pasi ka lindur prematurë (para kohe).

Gruaja ishte në muajin e 7 -të të shtatzënisë, por pas përkeqësimit të djeshëm të shëndetit të saj, ajo u fut në intubim, por jashtë ICU. Së shpejti pritet transferimi i saj në ICU të Spitalit të Përgjithshëm Shtetëror të Patras “Agios Andreas”.

Po ashtu mediat fqinje shkruajnë se gruaja nuk ishte vaksinuar.

Top Channel