“Ata më thanë të mbulohesha”, si shkoi intervista e gazetares afgane me talebanët

18/08/2021 22:23

Afganistani ka një popullsi të re, shumë prej të cilëve nuk e mbajnë mend kur talibanët ishin në vend para vitit 2001.

Gjithashtu shumë të rinj,  përfshirë edhe gratë e reja kanë punë që mund të bien ndesh me interpretimin strikt të Sheriatit nga talebanët.

Si do të ndryshojë jeta për ta tani që talebanët janë kthyer?

Sakina Amiri punon për gazetën Etilaat Roz në Kabul. Ajo i ka treguar BBC Ëorld Service për përvojën e saj në intervistimin e talebanëve si gazetare.

“Ata thanë, ‘Së pari, ne nuk e miratojmë atë që keni veshur, ju duhet të mbuloheni plotësisht’. Edhe fytyra ime nuk duhet të shihet”, tha Amiri.

“Duhet të mbani mend se pas dekadash luftërash, shqetësimi për jetën dhe atë që mund të ndodhë ditën tjetër është pjesë e jetës së përditshme të çdo afgani, veçanërisht gratë”, tha ajo.

 

Top Channel