Zjarr i qëllimshëm te “Sarajet”/ Veliaj tregon flakët e zjarrvënësit: Do kapet, edhe porositësit

17/08/2021 15:10

Ndërkohë që forca të shumta zjarrfikëse po luftojnë me flakët, që po djegin pyje e kullota në vend, një zjarr ka përfshirë në mesnatë ndërtesën e njohur si “Sarajet e Toptanëve”, në Tiranë.

Ndërtesa është shpallur monument kulture i kategorisë së parë, me një vendim të vitit 1973. Dy vatrat e zjarrit u shuan nga zjarrfikësit e kryeqytetit, brenda një kohë të shkurtër, duke frenuar përhapjen dhe dëmet.

Sarajet janë ndërtesë e stilit otoman e ndërtuar në vitet 1840 dhe janë nga të paktat të këtij stili të ruajtura në kryeqytet. Sot ato kanë këtë pamje. Tek porta janë vendosur police, që do t’I ruajnë ato 24 orë. Pak më herët ekspertë të policisë këqyrën vendngjarjen, për të nxjerrë më pas konkluzionin, nëse kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme apo jo.

“Unë e kam përjetuar shumë keq. Jam banore e vjetër dhe më dhemb shpirti kur dëgjoj të tilla ngjarje.
Është gjynah të djegësh ndërtesa të tilla, jo vetëm kësaj që është monument kulture, por cilësdo, pasi janë ndërtuar më djersë”, shprehen qytetarët.

Sarajet janë ndërtuar në një truall prej 1500 metra katrorë dhe kanë gjithsej 18 pronarë.

Kamerat e zonës kanë kapur momentin kur një djalë që dyshohet se është zjarrvënësi, I pajisur me doreza gome mban në duar shishe Molotov të ndezura, dhe që largohet me vrap.

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se tentativa për djegien e ndërtesës është e njëjtë me stilin që u përdor për shkollën “Kosova”, e cila u rindërtua më e madhe më pas, në po të njëjtin vend.

Veliaj pohoi se kryeministri Rama ka autorizuar shpronësimin e përshpejtuar per Sarajet si një nga aktet e para te qeverise se re që betohen në shtator. Më pas ndërtesa do të shpallet Muze si ish Legata e Pare e Shteteve te Bashkuara në Tiranë dhe monument kulture. E pas rikonstruksionit Sarajet do të hapen për publikun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA