Vdes në radhë në poliklinikë/ Berat, 65 vjeçari humbi jetën duke pritur ta vizitonte mjeku
17/08/2021 11:50
Një i moshuar 65 vjeç ka humbur jetën nga një atak kardiak ndërsa qëndronte në radhë për t’u vizituar në poliklinikën e qytetit të beratit.
Luan Husi ishte paraqitur në poliklinikë për shkak të shqetësimeve me shëndetin, por ishte detyruar të qëndronte në radhë para derës për shkak të fluksit të madh të personave që kërkojnë ndihmë mjekësore dhe vizita.
Por i ndjeri nuk arriti të flasë me doktorin sepse dha shpirt para derës së tij duke pritur. Mjekët më pas kanë konstatuar vdekjen.
Drejtuesit e poliklinikës nuk kane pranuar të japin shpjegime.
Arsyeja e vdekjes së 65 vjecarit ka qenë ndalimi i zemrës ndërsa shqetësimet i kishin patur shumë më herët.
Top Channel