Vatrat e zjarrit aktive në Mirditë rrezikojnë shtëpitë, operatori turistik: Janë larguar edhe turistët

17/08/2021 13:37

Vatrat e zjarrit në malin e zonës së Molungut dhe Kryezez të fshatit Katund i Vjetër vijojnë të jenë aktive.

Teksa vijon puna intensive e forcave zjarrfikëse dhe atyre ushtarake, gjatë ditës së sotme mungon ndërhyrja nga ajri.

Vatrat e zjarrit janë riaktivizuar ndërsa rreziku për banesat ende nuk ka kaluar për shkak të trungjeve të pemëve që vijojnë të digjen. Aktualisht në territorin e Bashkisë Mirditë janë aktive dy vatra zjarri, njëra në zonën e Thirrës njësia administrative Fanë, ndërsa tjetra ndodhet në fshatin turistik Katund i Vjetër.

Banorët kanë kërkuar përforcim të ndërhyrjeve nga ajri për shkak se ndërhyrja nga toka është e pamundur. Forcat zjarrfikëse dhe të ushtrisë ndodhen në terren duke bërë verifikimet e duhura në afërsi të banesave, të cilat janë më të rrezikuara nga zjarret.

Bajron Nikolli, banor dhe operator turistik tha se situata është problematike ndërsa zjarret kanë larguar turistët.

“Prej disa ditësh situata vijon të jetë problematike. Turistët janë larguar nga zona për shkak të situatës me zjarret dhe tymit që ka mbuluar fshatin turistik. Zjarret, përveç dëmeve të shkaktuara në pyje kanë bllokuar edhe shtigjet që përdoren nga turistët për hiking”, tha Nikolli.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA