Talebanët argëtohen pas fitores, shijojnë xhirot me makina në parkun e lodrave. Nuk largojnë armët nga vetja (FOTO)

17/08/2021 10:28

Teksa mijëra afganë u përpoqën t’ia mbathnin ditën e djeshme nga Afganistani, në rrjete sociale dolën pamjet e talebanëve që luanin në parkun e lojërave, por nuk largonin në asnjë moment armët nga vetja.

Pamjet janë publikuar nga reporter i Reuters Hamid Shalizi në Twitter, por më pas i ka fshirë. Megjithatë fotografitë e talebanëve duke luajtur me makina janë bërë virale.

Në një tjetër pamje duket që shijojnë pajisjet e palestrës në pallatin presidencial të Kabulit pasi u mor nën kontroll nga trupat talebanë.

Situata në Afganistan mori kthesën dramatike pasi të dielën me marrjen e Kabulit talebanët shpallën fitoren duke thënë se tashmë lufta ka marrë fund.

Ata festuan në Pallatin Presidencial” në Kabul në zyrën e presidentit tashmë të larguar Ashraf Gani.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel