Strehimi i afganëve në Shqipëri, ministrja Xhaçka pret në takim ambasadoren amerikane Yuri Kim

17/08/2021 11:54

Ministrja Olta Xhaçka do të presë në takim me ambasadoren e SHBA Yuri Kim për të diskutuar rreth situatës në Afganistan.

MEPJ njofton se pas takimit mund të ketë një deklaratë për shtyp, ndërsa njofton se të gjithë bashkë duhet të përballojmë edhe këtë situatë të re e të vështirë me qytetarët afganë.

“Pas një bashkëpunimi të shkëlqyer me secilin prej jush si në raste përmbytjesh, tërmetesh apo pandemia, të gjitha bashkë duhet të përballojmë edhe këtë situatë të re e të vështirë me qytetarët afganë. Do komunikojmë si përherë rregullisht bashkë në orët në vijim për çdo info. Si fillim ju bëj me dije që Ministrja Xhaçka po pret në takim ambasadoren e SHBA, Kim. Pas takimit mund të ketë një deklaratë për shtyp”, thuhet në njoftimin e MEPJ.

2 mijë afganë pritet të strehohen në vendin tonë, pas situatës kaotike të krijuar në Kabul nga talebanët, të cilët arritën të merrnin kontrollin e Agfanistanit. Rënia e Kabulit ka rihapur ndarjet për emigracionin në vendet evropiane, ndërsa udhëheqësit e qeverive po përgatiten për një rritje të pashmangshme të refugjatëve.

Mijëra afganë, nxituan në aeroportin në Kabul në përpjekje për të ikur nga Afganistani pasi talebanët morën kontrollin e kryeqytetit. Udhëheqësit e Shqipërisë dhe Kosovës thanë të dielën se kishin pranuar kërkesën nga Amerika për të pritur përkohësisht refugjatët politikë që kërkonin hyrje në SHBA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA