Shërbimi Informativ i Shtetit ka publikuar konkluzionet e vitit 2020 nëse ndikoi pandemia e Covid- 19 në në aktivitetin e organizatave terroriste dhe ekstremiste.

Sipas përfundimeve, organizatat e dhunshme ekstremiste kanë përfituar nga kriza duke e konceptuar koronavirusin si “ndëshkimi i Zotit ndaj Perëndimit”.

Mesazhet e shpërndara nga media zyrtare e organizatave terroriste rreth COVID-19, që nxisin urrejtje dhe bëjnë thirrje për sulme u shtuan.

Për shkak të masave kufizuese për të penguar përhapjen e covid, u bë më e vështirë lëvizja e terroristëve dhe materialeve logjistike për aktivitete terroriste nëpër kufij, por kjo nuk ndikoi  në rajonin e konfliktit në Siri, në Irak, Afganistan.

Propaganda përmes internetit është një nga elementët më të përdorur nga organizatat terroriste me synim përhapjen e ideologjisë radikale, shtimin e radhëve të mbështetësve, rekrutimin e luftëtarëve të rinj, si dhe nxitjen e frymëzimin e individëve për planifikimin dhe kryerjen e akteve terroriste.

“Që me deklarimin e pandemisë nga Organiza-ta Botërore e Shëndetësisë, organizatat e dhunshme ekstremiste kanë parë mundësitë për të përfituar nga kriza, për qëllime propagande e indoktrinimi. Të dyja organizatat terroriste, ISIL/DAESH dhe Al-Qaeda, kanë pretenduar se virusi është “ndëshkimi i Zotit ndaj Perëndimit” dhe sëmundja “ushtar i Allahut”. Mesazhet e shpërndara nga media zyrtare e organizatave terroriste rreth COVID-19, që nxisin urrejtje dhe bëjnë thirrje për sulme, u shtuan. Propaganda ishte në një linjë me retorika të mëparshme nga këto grupime, që shpjegojnë fatkeqësitë natyrore në “vendet armike” si “vullnetin e Zotit”.
ISIL/DAESH vazhdoi të nxitë ndjekësit e tij të kryejnë sulme të vetmuara në Perëndim gjatë pandemisë, por mundësitë konkrete operacionale për të drejtuar aktivitetet terroriste jashtë rajonit të konfliktit kanë pasur kufizime të ndjeshme. Për shkak të masave kufizuese ndërkombëtare, u bë më e vështirë lëvizja e operativëve terroristë dhe materialeve logjistike për aktivitete terroriste nëpër kufij. Ndërkohë, ka vazhduar aktivitetin terrorist në rajonin e konfliktit në Siri, në Irak, Afganistan përmes degëve të saj, duke shfrytëzuar zonat me vakum sigurie.
Propaganda përmes internetit mbetet nga elementët më të përdorur nga organizatat terroriste me synim përhapjen e ideologjisë radikale, shtimin e radhëve të mbështetësve, rekrutimin e luftëtarëve të rinj, si dhe nxitjen e frymëzimin e individëve për planifikimin dhe kryerjen e akteve të terrorit. Kalifati virtual i pretenduar i organizatës vijon të mbetet ende aktiv, me përmbajtje të re propagandistike, por edhe me riciklim të materialeve të vjetra, me diskutime e debate në internet mbi çështje që shqetësojnë rrjetet mbështetëse radikale, e të tjera, që kanë si qëllim indoktrinimin dhe shtimin e radhëve të ndjekësve”, sipas SHISH.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA