SHBA, thirrje për dozën e tretë të vaksinës: Ja kur duhet marrë!

17/08/2021 14:06

Ndonëse nuk mohohet efikasiteti i tyre edhe ndaj varianteve të koronavirusit, duket se një dozë e tretë e vaksinës po kthehet gjithmonë e më shumë në domosdoshmëri për një ndikim sa më të fortë mbi sëmundjen.

Për këtë arsye, administrata amerikane është duke planifikuar një dozë përforëcuese shtesë për shumicën e popullatës. Ajo duhet marrë tetë muaj pasi është bërë vaksinimi plotë. Sipas The New York Times dhe Washington Post, njoftimi mund të bëhet këtë javë. Pas diskutimeve të gjata, zyrtarët e shëndetësisë kanë dalë duket në përfundimin se një dozë e tretë është e nevojshme për shkak të variantit Delta të koronavirusit i cili transmetohet më shpejt.

Nga ana tjetër, rezulton se me kalimin e kohës, efikasiteti i imunizimit nis e reduktohet. Kategoritë e para që pritet të marrin dozat përforcuese janë banorët e azileve të të moshuarve si dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor. Vaksinimi shtesë për ta mund të nisë që në shtator. Javën që shkoi,  rregullatori amerikan i ilaçeve miratoi një dozë shtesë për njerëzit që kanë imunitet të dobët.

Doza shtesë të vaksinës kundër Covid 19 po përgatitet të ofrojë edhe Serbia, ku ritmi i fushatës së vaksinimit që nisi fillimisht me intensitet të madh, tani llogaritet të ketë rënë pasi u imunizua gati 40% e popullsisë.

 

 

Top Channel