Cristiano Ronaldo shuan një herë e mirë zërat për një kthim të mundshëm te Reali i Madridit, në Spanjë. Nëpërmjet një postimi të gjatë në Instagram, CR7 sqaron se historia e tij me “Los Blancos” tashmë i përket arkivës.
“Më shumë se sa mungesa e respektit për mua si njeri dhe si lojtar, mënyra joserioze e mbulimit të lajmeve për të ardhmen time është mosrespektuese ndaj të gjitha klubeve të përfshira.
Historia ime te Reali është shkruar. Po e thyej heshtjen tani për të thënë se nuk mund t’i lejoj njerëzit të vazhdojnë të luajnë me emrin tim. Kushdo që më njeh e di se sa i fokusuar jam në punën time. Pak fjalë dhe më shumë vepra, kjo ka qenë motoja ime që nga fillimi i karrierës sime.
Historia ime në Real Madrid u shkrua me fjalë dhe numra, trofe dhe rekorde. Është në muzeun e stadiumit “Bernabeu” dhe është gjithashtu në mendjen e çdo tifozi të klubit.
Dhe përtej asaj që mora, mbaj mend se në ato nëntë vjet kisha një marrëdhënie me dashuri dhe respekt të thellë për mbështetësit “merengues”, një dashuri dhe respekt që e kam ende sot dhe që gjithmonë do ta çmoj. E di që tifozët e vërtetë të Real Madridit do të vazhdojnë të më kenë në zemrat e tyre dhe unë do t’i kem ata në timen…”
Top Channel